
Skuadra e Burrelit do të riformatohet nga e para dhe gjithçka po i besohet trajnerit të ri, Saimir Patushit. Ish-lojtari i Tiranës po punon intensivisht për të formuar një grup kompakt që do të rivalizojë denjësisht në edicionin e ri futbollistik. Ditën e djeshme, në seancën e radhës stërvitore janë paraqitur jo pak, por plot 67 lojtarë.
Ata do të testohen dhe provohen nga stafi teknik e në fund do të jetë Patushi ai që do të japë dritën jeshile për qëndrimin e tyre. "Dyndja" e madhe e lojtarëve ka rënë edhe në sy të ish-mesfushorit bardheblu i cili është habitur me interesimin e madh për t'iu bashkuar ekipit të Burrelit.
Poll