Teksa kanë mbetur më pak se dy ditë nga supersfida Kukësi-Skënderbeu, situata në kampin verilindor duket mjaft pozitive. Pas seancës stërvitore të zhvilluar ditën e sotme, lojtarët kanë shfrytëzuar momentet për t’u tallur me njëri-tjetrit. Një nga këto momente është postuar në Instagram nga Albi Alla, i cili shfaqet sipër kurrizit të Besar Musollit dhe shkruan: “Shokët e mirë nuk të lënë në baltë, të marrin me vete në kurriz”.
Por, i menjëhershëm ka qenë edhe ngacmimi i Shametit, i cili i shkruan në formë batute: “Rolin e gomarit ka bërë gjithë kohës ky, s’ke faj ti. Je në rregull”, duke treguar në këtë mënyrë që lojtarët verilindorë kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe në koefidenca e sipër bëjnë batuta në sytë e fansave të tyre.