Të premten, do të luhet derbi i radhës mes Tiranës dhe Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Para këtij takimi, janë tifozët e kuq që kanë provokuar në rrjetet sociale duke pretenduar "diktatin" si mbështetësit më të zjarrtë të kryeqytetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ata shkruajnë: "Të premten, ora 19:00 të gjithë në "Qemal Stafa". Ne, kryeqyteti i ultrasllikut. Të tjerët për koncertin e Refikut". Me siguri që ky postim do të nxisë tifozët bardheblu të reagojnë në një moment të dytë.

Poll