
Teuta ia doli të fitojë 1-2 ndaj Kastriotit, në një ndeshje interesante. Menjëherë pas takimit ka folur trajneri i durrsakëve, Edi Martini. Ai vlerëson djemtë për paraqitjen e bërë, teksa shprehet se në derbi bën tifo për Tiranën, pasi një triumf eventual i bardhebluve, e largon Partizanin nga vendi i parë që mbahet nga Teuta.
"Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Ashtu si erdhi loja, e pësuam një gol dhe mund të pësonim një gol tjetër. Forca Tirana? Normalisht, Forca Tirana. Më shumë them forca "Djemtë e Durrësit".
Me përjashtim të Grudës që mori të katërtin të verdhë, pjesa tjetër është në rregull. Kastrioti në pjesën e parë i mbylli mirë shtigjet, pasi luajti për barazimin. Fati jonë është që shënuam 1-0. Ishte ndeshje shumë domethënëse për ne" - Tha ai.