
Tirana në fazën përgatitore përpara fillimit të kampionatit do të ketë 3 ndeshje miqësore, por që janë të një niveli shumë të lartë. Bardheblutë do të ndeshene Skënderbeun, Laçin dhe Besën. Kujtojmë që në Superiore me Skënderbeun, 24 herë kampionët e vendit nuk kanë humbur asnjë takim, pasi në të dyja sfidat kanë dalë barazim.
Deri më tani, skuadra e drejtuar nga Ardian Mema ka arritur të grumbullojë vetëm 17 pikë, ndoshta disi larg pritshmërive të fillimsezonit, por që jemi vetëm në gjysmën e rrugës dhe padyshim që bardheblutë mund ta kthejnë situatën në favor të tyre.
Poll