
Kategoria e Dytë ka zhvilluar dje ndeshjet e javës së 22 të saj, ndërsa në Këlcyrë vendasit kanë barazuar 0-0 me Gramozin. Dueli nuk ka prodhur emocione në fushë, ndërsa protagonizmi ka ndodhur përpara ndeshjes. Miqtë nga Erseka nuk kanë pranuar të nisin ndeshjen pas fusha në Këlcyrë ishte e pavijëzuar.
Menjëherë, në mungesë të bojës së bardhë, stafi i stadiumit i është kthyer tallazhit, duke sjellë edhe humor te të pranishmit. Pas afro 15 minutash ndeshja ka nisur të luhet, ndërsa miqtë kërkojnë fitoren në tavolinë për mospërmbushje të detyrimeve nga ekipi organizator duke thyer rregulloren. Kur flitet për hapa galopantë të futbollit në Shqipëri, ende klubet tona përdorin metoda artizanale për vijëzimin e fushës apo përgatitjen e ndeshjeve.