Kukësi do të luajë të dielën kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Sot, lojtarët e verilindorëve kanë zhvilluar një seancë stërvitore të karakterit fizik.
Ata janë mbyllur në një palestër në Tiranë dhe nën mbikëqyrjen e stafit teknik kanë kryer ushtrimet e nevojshme. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi kuksian lajmëron se ndeshja me të kuqtë do të luhet në Shkodër, në orën 16:45.
“Skuadra ka zhvilluar praditen e sotme seancën e parë stërvitore para ndeshjes ndaj Partizanit. Ditën e djeshme skuadra ishte pushim, teksa sot ka zhvilluar një seancë stërvitore në palestër. Futbollistët të cilët luajtën titullar ndaj Teutës, kanë zhvilluar një seancë rikuperuese teksa të tjerët kanë bërë ushtrime force. Ekipi zbret të dielën në fushë, ku të dielën do të luajmë në orën 16:45 ndaj Partizanit në stadiumin "Loro Boriçi", shkruhej në faqen zyrtare të Kukësit.
