Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Ndeshja me Vllazninë për t'u harruar", Arapi: Presioni është i dukshëm te Teuta, shpresojmë të marrim fitoren e parë në Durrës

Shkruar nga NEWSPORT
"Ndeshja me Vllazninë për t'u harruar", Arapi: Presioni

Teuta-Bylis është sfida e sotme që do të luhet në "Niko Dovana", e vlefshme për javën e 14-të. Para këtij takimi ka folur edhe kapiteni i skuadrës durrsake, Renato Arapi që komentoi për "Supersport" humbjen ndaj Vllaznisë një javë më parë, por edhe për vazhdimsinë.

Rezultate jo të mira në shtëpi? "Presioni është i dukshëm dhe ndeshja e fundit tregoi që ishim në presion. Kjo u pa edhe kur kishim topin në këmbë dhe tentontim golin me pak pasime, ndryshe nga herët e kaluar. Përveç ndeshjes me Vllaznisë që ishte për t'u harruar, në sfidat e tjera kemi bërë ndeshje të mira.

Jemi duke punuar shumë me manovrat sulmuese pasi është i vetmi repart që kemi pak probleme. Shpresoj që të jetë dita e fitores sot në shtëpi. Të gjitha ndeshjet që kemi luajtur në Durrës kemi pasur vështirësi pasi kundërshtarët luajnë me shumë lojtarë mbrapa.

Duke parë lojtarët e afruar në merkato kanë bërë që kundërshtarët të respektojnë edhe më shumë dhe kjo të hap më shumë probleme. Jemi menduar ta harrojmë ndeshjen me Vllazninë dhe ajo që kemi punuar gjatë kësaj jave ka qenë psikologjike dhe morale. E kemi kuptuar që ajo ndeshje ishte për t'u harruar dhe duhet të mendojmë për sfidat e tjera në kampionat".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga