Tifozët e Skënderbeut janë nga më të ''zjarrtit'' në Superiore. Duke qënë që Skënderbeu përballet të martën me Partizanin, ata kanë një thirrje për të gjtihë që të vijnë në stadium. Një prezencë e madhe në stadium përkthehet në mbështetje për skuadrën, e kjo dihet. Korçarëve nuk u ka munguar ''dashuria'' dhe ''ngrohtësia'' e tifozëve, e për këtë merita është e të gjithëve në klub.
Fakti që një skuadër me emër të madh në historinë e futbollit shqiptar e më gjerë endet në vendet e fundit të tabelës, do të thotë se diçka nuk shkon. Natyrisht, faji nuk është i lojtarit të 12-të. Skënderbeu vjen në këtë sifdë pasi ka marrë vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit e ajo që duhet është padyshim prezenca e atyre që besojnë te ta.
