
Politikani dhe historiani Paskal Milo analizoi vendimin e fundit të qeverisë shqiptare për dëbimin e dy funksionarëve të ambasadës së Iranit. Ish-Ministri i Jashtëm në vitet 1997-2001 dhe ish-deputeti deklaroi në emisionin "Arena" në Ora Neës se urdhëri për largimin e dy diplomatëve iranianë nuk ka si shkak kryesor aktet e parapërgatitura për sulme vrastare në ndeshjen e vlefshme të kualifikueseve të Kupës së Botës së 2018 midis Shqipërisë dhe Izraelit të datës 12 nëntor 2016, e cila u luajt në "Elbasan Arena".
"Është folur pa dy vitesh për një mundësi të tillë, por nuk besoj se veprimi i qeverisë shqiptare është motivuar nga kjo ngjarje që mund të ndodhte në territorin shqiptar me rastin e ndeshjes së Izraelit me Shqipërinë. Besoj se gjatë këtyre dy viteve ka prova të tjera për veprimtarinë e jashtëligjshme, jashtë statusit diplomatik, të Ambasadorit dhe të Ambasadës së republikës së Iranit në Tiranë", u shpreh Milo.
Para dy vitesh, Policia e Shtetit arrestoi 4 persona që akuzohen se po përgatisnin atentate me bomba gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael. Operacioni u shtri dhe në Kosovë, kur në atë kohë u arrestuan dhe 5 persona, që akuzohen se janë pjesë e një celule terroriste.