Në fundjavë, ndeshja mes Apolonisë dhe Lushnjës do ketë një rëndësi të veçantë. Me anë të një postimi në facebook, KF Lushnja ka njoftuar se të gjitha të ardhurat nga biletat do shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Me të vërtetë, një gjest mjaft i mirë ky që tregon anën njerëzore dhe mbështetjen e pa kufi që klubet kanë dhënë në repsekt të njerzve që fatekqëesia natyrore u tregua e ashpër me ta.
Gjithsesi, ky nuk është rasti i parë as i fundit që dhurohet bamirësi për këtë rast. Ekipe të ndryshme, si nga Kategoria e Parë ashtu edhe nga Superiorja, vijojnë solidarizimin.
