Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndeshja e parë zyrtare në Kompleksin e ri, skuadra e Kategorisë së Dytë i jep "dorën" e fundit përgatitjeve

Shkruar nga NEWSPORT

Labëria do të luajë ditën e nesërme sfidën e javës së 11-të të Kategorisë së Dytë ndaj Gramozit në shtëpi. Skuadra vlonjate do të bëjë zyrtarisht debutimin në Kompleksin e ri pasi është licensuar edhe nga Federata shqiptare.

Ditën e sotme, Labëria i ka dhënë "dorën" e fundit përgatitjeve për këtë ndeshje nën drejtimin e trajnerit Arlind Rustemi dhe Sherif Idrizaj. Ky takim do të transmetohet live në kanalin zyrtar të klubit për çdo tifoz. Labëria ndodhet në vendin e 2-të në klasifikim me 20 pikë dhe nesër kërkon me çdo kusht fitoren për të kapur vendin e parë që mbahet nga Butrinti me 2 pikë më shumë.

Postimi i Labërisë:

Laberia ka perfunduar seancen e fundit stervitore te zhvilluar ne oren 12:00 ne Kompleksin Laberia nen drejtimin e Trajnierit Arlind Rustemi dhe Sherif Idrizaj. Laberia do te luaj ndeshjen e pare zyrtare ne kete kompleks ku neser do te presi Gramozin per te zhvilluar takimin e Javes se 11 te Kategorise se Dyte.

Ndeshja do te transmetohet direkt ne stadiumin virtual LaberiaFCTV ne Facebook per anetaret dhe mbeshtetesit e klubit.

FORZA DJEMA!!!

FORZA LABERIA!!!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga