
Sot u nda nga jeta Petrit Murzaku, një nga nejrëzit që ka kontribuar shumë për sportin në Shqipëri. Murzaku ka ka qënë pjesë e lojrave me dorë, por ka marrë pjesë edhe te garat e vrapimit dhe kërcimit.
Numri një i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa i shpreh ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe. Jo vetëm kaq, pasi Duka përmend edhe arritjet e Muzrakut.
POSTIMI
U trishtova shumë kur mora lajmin e ndarjes nga jeta të Petrit Murzakut! Një nga pionierët e sportit shqiptar me shumë dimensione dhe më e veçanta qëndron në faktin se ka garuar në disiplina të shumta sportive.Murzaku kishte një karrierë mbresëlënëse dhe numëron tituj të shumtë kampionë si volejbollist, basketbollist, futbollist dhe madje ka spikatur edhe në atletikë. Përpos rekordeve të shumta si sportist, Murzaku vijoi të jepte kontributin e tij për sportin si trajner e specialist i përgatitjes fizike në shkolla të specializuara ushtarake. Ai gëzonte respektin e të gjithë komunitetit sportiv, por edhe më gjerë dhe përveç titujve të fituar në fushë, Murzaku ishte nderuar nga autoritetet shtetërore ndër vite me shumë tituj nderi e medalje, si rrallëkush, duke marrë një vend të veçantë në historinë e sportit shqiptar.Përtej anës sportive, Petriti ishte një babaxhan i vërtetë dhe një njeri gjithmonë i qeshur e mjaft i këndshëm, që kishte vetëm fjalë të mira për të thënë. Dua t'i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Murzaku dhe të afërmve të tij për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqe!