Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ndalën Vllazninë në shtëpi, trajneri i KASTRIOTIT i lumtur: Kisha luftëtarë në fushë, arbitri nuk na dha penallti sade

Shkruar nga NEWSPORT
Ndalën Vllazninë në shtëpi, trajneri i KASTRIOTIT i lumtur:

Kastrioti ka marrë 1 pikë mjaft të rëndësishme në transfertë duke barazuar 0-0 në transfertë kundër Vllaznisë. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu befasoi vendasit, të cilët u munduan të zhbllokojnë shifrat por mbrojtja krutane ishte në ditën më të mirë të saj.

Pas këtij takimi ka folur "timonieri" i Kastriotit i cili është shprehur i kënaqur me atë që të tijtë dhanë në fushën e blertë. Në prononcimin e tij për Supersport, Ndreu deklaroi:

"Me të thënë të vërtetën që jam i kënaqur me skuadrën kur bëjmë ndeshje të mira. Edhe sot kisha besim absolut që lojtarët do të jepnin maksimumin. Kam futbollistë që japin në fushë çfarë kanë në arsenalin e tyre. Kështu që jam i kënaqur.

Duke pasur parasysh Vllazninë, është një skuadër që të vë në vështirësi. Kam lojtarë që janë mirë fizikisht. Në pjesën e parë e realizuan mirë presingun. Kam vërejtjet e mia për penalltinë e padhënë. Në pjesën e parë ishin jashtëzakonisht lart. Në pjesën e dytë u mbrojtën mirë. Nëse do të ishim treguar më të kujdesshëm në anësoret e Vllaznisë, mund t'i kishim vënë në vështirësi.

Rasti i pretenduar? Ka shumë elementë për penallti të pastër. S'e kuptoj pse nuk e ka dhënë. Jo se unë që kam marrë barazim dhe jam i kënaqur, por arbitri ka qenë shumë afër. Ndoshta ashtu e ka parë të arsyeshme. Në gjithë kampionatin kemi marrë vetëm 1 penallti. Ato që janë në favorin tonë, mezi na i japin.

Barazimi? Çelësi ynë ishte treshja e mesfushës. Ai Moraes na ndihmon shumë. Është shumë e vështirë që t'ia marrësh topin. Ma ka zgjidh problemin sepse nxjerr topin. Jam surprizuar edhe nga Rei, edhe pse ka pasur pak hapësira. Jam jashtëzakonisht i kënaqur. Ajo treshe mendoj që ka qenë çelësi i suksesit. E kam thënë dhe e përsëris: Dua lojtarë që të punojnë maksimalisht. Nëse s'hyjmë në fushë si punëtore, s'do të marrim rezultate. Futbolli është grintë. Edhe ata lojtarë që nuk ishin sot, u zëvendësuan sot në mënyrën më të mirë të mundshme.

E ardhmja? Absolutisht që jemi në garë për mbijetesë. Koka shkon para dhe pas. Të jem i sinqertë më motivon ky barazim. Ky është një plus më shumë, por gjatë gjithë javës jemi munduar t'i mbushim mendjen lojtarëve që futbolli është punë, vrapim. Ne kemi treguar që kemi luftë", ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga