
Skënderbeu arriti të fitonte 3-2 me Teutën, e një nga lojtarët më të mirët në fushë ishte Dejvi Bregu. Dy golëshi personal në një përballje të tillë ''peshon'' shumë e këtë gjë futbollisti e di mirë. Në një intervistë për ''Zona gol'' të ''supersport'' ai foli për shumë tema, ku dha mendimin e tij.
Dejvi Bregu shprehet : ''Jam tifoz i Romës. Për momentin kam lidhje në Shqipëri vetëm me Skënderbeun. Një fitore e rëndësishme sot. Vijmë nga një moment i mirë, sidmos këtë vit. Një tre pikësh sot na ndihmon të jemi mirë psikologjikisht. Të vazhdojmë kështu. Na vjen inat, ne sakrifikojmë larg familjeve. Ne kemi ardhur për profesionin tonë dhe nuk më pëlqen kur më pyesin përse luani. Nuk më duken korrekte. Ilir Daja është një nga më të mirët. Desha ta falenderoj. Jam rritur si lojtar prej tij. Nuk dua të bëj një listë, pasi kam fituar trofe me ta. ''
Ai shton: '' Shpresoj të bëhet më e mira për klubin. Presidenti ka thënë që deri në fund të shkurtit duhet të presim. Më kanë ardhur disa oferta. Klubi duhet të jetë i kënaqur ekonomikisht. Sa për emra, shpresoj sa më mirë. Sipas meje, ndeshjet ndaj të mëdhave na kanë ecur. Në ndeshjen me Tiranën apo Partizanin, motivimi ynë është i madh. Na shikojnë si inferiorë. Për mendimin tim, jemi në një nivel me ta. Me Jashanicën do ishim të parët. Duke parë kualitetet dhe ambienti në klub, besoj se mund të luftojmë në të dyja frontet. Besoj se vendi i tetë nuk diskutohet, Kupën mund t'a synojmë. Në përgatitemi 100% për secilën sfidë. Presidenti na ka thënë që të fokusohemi në stërvitje. Nëse do vinte një vendim negativ, largqoftë, do ishte disfatë për futbollin shqiptar. Kulmi është veshja e fanellës kuqezi, ajo është ëndrra më e madhe. Kjo vendoset nga dikush tjetër. Keqardhje për Luftëtarin. Kam zemrën e ndarë në dysh. Të dyja klubet më kanë rritur. Në këndvështrimin tim e kemi dominuar kundërshtarin. Tirana ka shfaqur karakter, Kukësi ka sulm të frikshëm. Partizani ngelet kampioni në fuqi.''