
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Naser Aliji, u transferua këtë verë nga Bazeli te Kaizerslauten në Bundesligën e dytë gjermane. Arsyet e këtij transferimi Aliji i tregon si një mundësi e madhe e tij për të bërë hapin e madh në karrierë.
“Unë dua të punoj sa më shumë që të rritem përditë si futbollist. E di shumë mirë se ku mund të arrij. Kaiserslautern është një klub me histori të madhe dhe tashmë dua të bëj një hap të madh përpara në karrierën time me këtë klub”, tha Aliji.
“Ishte telefonata e trajnerit Tayfun Korkut ajo që më bindi të merrja vendimin për t’u transferuar te Kaiserslautern. U kuptuam menjëherë. Më bëri përshtypje sepse objektivat e skuadrës përkojnë me synimet e mija”, zbuloi 22-vjeçari.