
Kukësi nuk mundi të ngrinte lart trofeun e Superkupës ndaj Partizanit. Edhe pse ndeshje u dukë drejt mbylljes me fitoren e verilindorëve, një gol i Braun në fundin e saj ndryshoi gjithçka. Partizani në shtesë shënoi dhe dy gola të tjerë duke fituar kupën. Në fund të ndeshje për "RTSH Sport", ka folur shkurtimisht dhe kapiteni i Kukësit, Besar Musolli.
"Kishim çdo gjë në kontroll, por në fund një gabim na kushtoi shumë. Pësuam gol dhe ramë moralisht. Tirana dhe Teuta kanë bërë merkato shumë të mirë dhe do jemi 4 skuadra për titulliun".
Poll