
Shorti për të përcaktuar gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë është hedhur sot paradite në ambientet e Federtës Shqiptare të Futbollit. Shefi i sektorit të garave Lysien Nyrishmi dhe sektretari i përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku kanë moderuar goglat që kanë përcaktuar çiftet Besëlidhja – Tirana dhe Skënderbeu – Teuta.
Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj dhe presidenti i Tiranës Refik Halili nuk kanë qenë të pranishëm por kanë zgjedhur të dërgojnë drejtues të klubit. Mario Nikolli me pozicionin e drejtorit të marrdhënieve me jashtë dhe Devi Muka kanë përfaqësuar këto dy klube. Eduart Salillari, shefi i klubit të Teutës ka përfaqësuar djemtë e detit ndërsa Gjok Noka, presidenti i Besëlidhjes ka përfaqësuar klubin e kategorisë së parë.