Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Mungesë profesionalizmi", gazetari i njohur analizon deklaratën e Ahmatajt: Shpresoj të jenë evidentuar personat problematik

Shkruar nga NEWSPORT
"Mungesë profesionalizmi", gazetari i njohur analizon

Ditën e djeshme Tirana dhe trajneri Julian Ahmataj vendosën të vijonin punën sëbashku edhe pse trajneri deklaroi dorëheqjen nga klubi pas humbjes 2-1 ndaj Skënderbeut. Pas takimit me presidentin Halili, trajneri Ahmataj bëri prapkthehu dhe vendosi që të vijonte punën në krye të klubit. Lidhur më këtë situatë ka folur edhe gazetari Ylli Aga në emisionin "Zona Gol" në Supersport.

"Pikësëpari kjo histori është një tregues mosprofesionalizmi në klubet tona. Nëse do të tregohemi profesionist duhet të shmangin këto sjellje sepse duke patur klube profesioniste do të kemi një garë më të fortë dhe të pastër. Gjithësesi e shoh si një reagim dhe një ngarkesë e madhe që tregon problematikat që ekzistojnë. Shpresoj që të jetë arkivuar gjithçka dhe të jenë evidentuar personat problematik dhe palët të vijojnë punën. Ne javë pas jave insitojnë që mos të ndryshohen kaq shumë trajner dhe Tirana e ndryshoi një trajner dhe po të ndryshonte të dytin do te ishte nje lojë fëmijësh", u shpreh Ylli Aga.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga