Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"M'u fsheh kur ishte portier me Bylisin", zyrtari i FSHF-së "zë ngusht" EGBO-në: S'kishte ku të ikte këtë herë

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana arriti të fitonte ndeshjen e fundit, përkatësisht të javës së 28-të me Luftëtarin, me rezultatin 5-0. Bardheblutë se diskutuan në asnjë moment triumfin dhe sigurisht meritë të madhe ka edhe trajneri Emanuel Egbo. Ky i fundit duket se është zënë "ngusht" dhe atë që s'e bënte kur ishte lotjar në fushë, është "detyruar" ta bëjë të dielën e 7 qershorit.

Sokol Çekaj, ka postuar një foto me trajnerin bardheblu, ku nuk kursen as batutat. "Pasi në Shkodër m'u fsheh kur ishte portier me Bylisin, tani e zura dhe s'kishte ku të ikte", shkruan Çekaj, i cili ishte në Gjirokastër në rolin e vëzhguesit për llogari të Federatës Shqiptare të Futbollit. Të dy shfaqen të qeshur dhe këtë herë, ndryshe nga sa ishte lojtar, Egbo duket i lumtur nën shoqërinë e shkodranit.

Postimi i Cekajt
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga