Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mposhtën Tiranën në "Air Albania" dhe siguruan Europën, mesfushori i Laçit shikon larg: Përse të mos pretendojmë më shumë?! Dua të provoj veten në një kampionat më të fortë

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhtën Tiranën në "Air Albania" dhe siguruan

Laçi mposhti Tiranën me rezultatin 0-1 në "Air Albania". Kurbinasit pothuajse kanë siguruar Europën, ndërsa kreu është vetëm dy pikë larg. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", mesfushori i Laçit, Julian Shehu u shpreh:

"Fitorja na shijoi shumë dhe festuam pas ndeshjes. Ishte ndeshje e vështirë dhe kishte shumë tension pasi dy ekipet luftonin për Europën që për ne ishte objektivi kryesor. Kemi bërë ndeshje të mira dhe nuk kemi fituar dhe është më e mirë që të marrim pikë e të mos bëjmë ndeshje të mira. Kishim detyrat tona e ne si futbollistë I bëjmë dhe shpresojmë të korrim sukses".

2 pikë nga kreu? "Matematikisht nuk e kemi siguruar Europën, por jemi pothuajse në Europë. E rëndësishme është të sigurojmë Europën e pse jo për më lartë pasi diferenca është vetëm dy pikë".

Barazimi ndaj Skënderbeut? "Nuk e prisnim pasi mendonim se do të fitonim, por e rëndësishme është që fituam sot dhe treguam që jemi në garë. Do të bëjmë maksimumin që të synojmë sa më lartë e shpresojmë që skuadrat sipër nesh të gabojnë e të na shkoj ne përshtat. E rëndësishme është që ne të fitojmë ndeshjet tona e pastaj nuk varet nga ne.

Deklarata e presidentit? "Ai ndihet I kënaqur me pjesëmarrjen në Europë, por pse të mos synojmë për lartë përderisa jemi në lojë. Teuta kampione? Dua që ta fitojmë ne kampionatin, por të shikojmë.

Kemi lënë shumë pikë me skuadrat e vogëla e nuk e di përse kanë ndodhur. Nuk është çështje se nuk jemi motivuar, por edhe ato skuadra luajnë futboll e kështu është futbolli që jo gjithmoën fiton skuadra e mirë".

E ardhmja jashtë Shqipërisë? "Të shpresojmë. Për momentin asgjë pasi është herët. Si çdo lojtar, padyshim që kam dëshirë të provoj veten në një kampionat më të fortë jashtë. Me këtë punë merren menaxherët pasi unë jam I fokusuar te këto ndeshjet e fundit".  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga