
Besëlidhja është padyshim ekipi surprizë i vitit 2020, teksa shokuan Partizanin në Kupën e Shqipërisë. Lezhjanët arritën të fitonin në shtpëi me rezultatin 3-0, ndërsa në "Elbasan Arena" shënuan një supergol, aq sa për t'iu mjaftuar për kualifikimin. Në minutën e 5-të të ndeshjes së djeshme, Hajdari zhbllokoi rezultatin me një "perl" nga mesi i fushës, e cila shtangu jo vetëm Alban Hoxhën por edhe të gjithë të pranishmit në stadium. Me fitoren e tyre Besëlidhja mohoi një derbi në Kupën e Shqipërisë, ndërsa tani "kërcënojnë" Tiranën e pandalshme.
Po si është sezoni i Beslidhjes këtë vit?
Ekipi i drejtuar nga Elvis Plori ndodhet në vendin e dytë të Kategorinë e Parë
grupi A. Me 25 pikë lezhjanët janë ndjekësit më të afërt të Kastriotit të cilët
regjistrojnë 30 pikë. Gjatë këtij sezoni Besëlidhja ka arritur të shënoj 16
gola, ndërsa ka pësuar vetëm 7 në 13 ndeshje. Ekipi është i ndërtuar duke ndërthurur
lojtarë vendas dhe të huaj. Gjorgjevic, Hepaj, Hajdari e Çokiç janë disa prej
lojtarëve kryesor të ekipit.