Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mposhtën kryesuesit, në Berat nuk kursehen: 6.5 milionë lekë shpërblim, nuk ndalojmë as në fitoret e ardhshme

Shkruar nga NEWSPORT

Tomori arriti të fitonte kundër Egnatias me rezultatin 1-0. Goli i realizuar nga Mikel Canka mjaftoi për vendasit për të marrë 3 pikë të arta. Rruga drejt Superiores është më e qartë se kurrë.

Për të rritur dozat e optimizmit kanë menduar drejtuesit. Ata kanë shpërblyer lojtarët me 6.5 milionë lekë të vjetra. Lajmi bëhet me dije nga vetë beratasit që përmes një postimi në kanalin zyrtar shkruajnë:

"Fitorja me Egnatian, ekipi i Tomorit shpërblehet nga presidenti dhe donatori. Janë 6.5 milionë lekë të vjetra që lojtarët marrin si shpërblim për fitoren kundër Egnatias dhe arritjen e objektivit me mbarimin e fazës së dytë.

Presidenti Ervin Demo jep 3.5 milionë lekë për ekipin dhe donatori Gramoz Toto, 3 milionë. Synimi nga presidenca është Superiorja dhe do të vazhdohet me shpërblime për çdo fitore në fazën e tretë duke nisur nga ndeshja e parë me Pogradecin. Forca Tomori".

Kujtojmë që Tomori gjendet në vendin e dytë me 29 pikë, 2 më pak se Egnatia kryesuese.

Postimi i klubit beratas
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga