Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

MOVIOLA/ Penalltia në derbin e kryeqytetit, Lorenc Jemini: E pastër, po mos ishte VAR? (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
MOVIOLA/ Penalltia në derbin e kryeqytetit, Lorenc Jemini: E pastër,

Derbi i kryeqytetit dje foli për Tiranën, që në Air Albania mposhti 1-0 Partizanin. Penallti në shtesën e pjesës së parë u kthye në gol nga Limaj, teksa kryesori Hamiti u konsultua me VAR për të marrë vendimin që në fund rezultoi deçiziv.

Penalltia është kontenstuar nga drejtuesit e Partizanit, ndërsa ish-arbitri Lorenc Jemini në Procesi Sportiv tha se vendimi ishte i drejtë dhe se ndërhyrja e mbrojtësit të kuq ishte e gabuar.

"Vendimi i VAR ishte i saktë, mënyra e interpretimit ishte e gabuar pasi u vonua shumë. Por duhet të kuptojmë se VAR tani ka hyrë dhe na duhet të mësohemi me të. Kur ka një rast të dyshimtë, arbitrat në VAR e shohin dhe urdhërojnë kryesorin: "Ndalo lojën". Kudo që të jetë, arbitri duhet ta ndalojë lojën.

U vonuan shumë, por më mirë një vendim i drejtë dhe i vonuar, sesa një vendim i padrejtë dhe i gabuar. Ishte penallti e pastër. Belica ndërhyn nga mbrapa dhe në këmbën e kundërshtarit. Diskutimi e dini ku është? Këto penallti nuk duhet t'i shpëtojnë arbitrit dhe anësorit. Po të mos ishte VAR-i ?", tha Jemini.

https://twitter.com/i/status/1452933145628708866
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga