
Sot, u luajt ndeshja mes Kastriotit dhe Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Ky takim përfundoi me shifrat 2-1 në favor të krutanëve, por rastet e dyshimta kanë qenë të shumta. Megjithatë janë veçuar dy raste të përfolura, teksa në minutën e 83-të, skuadra e Kastriotit pretendoi 11-metërsh. Por, për gjyqtarin Juxhin Xhaja gjithçka ishte e rregullt.
I dyshimtë ishte edhe goli i shënuar nga krutanët në fundin e takimit nga braziliani Roger. Sulmuesi i Kastriotit duket në pozicion të dyshimtë, por për anësorin gjithçka është e rregullt. Por, në sy bie pozicionimi i arbitrit anësor, i cili është shumë më para se futbollistët, ndërkohë që duhej të ishte në vijë të drejtë me ta për të gjykuar drejtë atë moment. Siç duket është lodhur dhe ka harruar funksionin e tij në fushë. Për më shumë iu ftojmë të ndiqni momentet e mëposhtme.