
Sot, janë luajtur ndeshjet e mbetura të javës së gjashtë, të vlefshme për Superligën e moshave dhe Kategorinë e Parë. Skuadra e Teutës ka arritur të fitojë kundër Shkëndijës së Tiranës me rezultatin e thellë 4-1. Pas kësaj fitoreje, "Djemtë e Detit" mbajnë vendin e parë me 18 pikë në Grupin B të Superligës U-19, ndërsa Shkëndija e Tiranës ndodhet në pozicionin e katërt me 13 pikë.
Ndërkohë, Lushnja U-17 është mposhtur në shtëpi nga Apolonia U-17 me rezultatin 2-3. Në një ndeshje plot emocione, kanë qenë fillimisht miqtë që kanë kaluar në epërsi të dy golave. Në pjesën e dytë, myzeqarët arrijnë të barazojnë shifrat. Por në të 90-tën është Kacanolli që i jep fitoren ekipit fierak. Pas këtij takimi, Apolonia mban vendin e parë në Kategorinë e Parë të Grupit B me 15 pikë, ndërsa Lushnja vendin e katërt me 12 pikë.