Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Moshat U-17 - U-19/ Të rinjtë e TIRANËS ecin me hap kampioni, të kuqtë i ndjekin pas

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme është luajtur java e 3-të e kampionatit të moshave U-17 dhe U-19 të grupit A. Ndeshjet në ekipet e moshave janë gjithmonë emocionuese për shkak të rivalitetit midis të rinjve por dhe emocionet që përcjellin tek personat që i ndjekin dhe i mbështesin nga afër.

Ndeshjet e U-17 kanë prodhuar ditën e sotme plot 11 gola dhe të gjitha ekipet kanë arritur t'i shënojnë kundërshtarit. Dinamo ka arritur të marri tre pikët e para sot ndaj Laçit të vendit të fundit ndërsa Tirana vazhdon ecurinë pozitive me tre pikë të radhës dhe ndodhet në vendin e parë me 9 pikë. Ndërkohë ekipi i 17-vjeçarëve të Partizanit është mposhtur në kryeqytet nga ekipi i KF Shkodrës me rezultatin 1-2, duke thelluar krizën e rezultateve.

Nga ana tjetër në ndeshjet e U-19 ka patur "lum" golash, plot 15 gola. Tirana dhe Partizani fitojnë me goleadë ndaj ekipeve kundërshtare, ndërsa Dinamo shokohet nga Laçi në shtëpi.

Në kampionatin e U-19, Tirana mban vendin e parë me 9 pikë e ndjekur nga Partizani dhe Laçi me 7 pikë. Më poshtë do të gjeni rezultatet e ndeshjeve për të dyja kampionatet e moshave.

U-17 Superiore/ Grupi A / Java 3:

FK-Dinamo - Laçi 3-1

KF Tirana - Shkëndija Dr. 3-1

KF Partizani - KF Shkodra 1-2

U-19 Superiore/ Grupi A/ Java 3:

FK-Dinamo - Laçi 0-1

KF Tirana - Shkëndija Dr. 7-1

KF Partizani - Akademia AAS 6-0

Më poshtë do të gjeni renditjen e moshave U-17 dhe U-19.

Klasifikimi i U-17.
Klasifikimi U-19.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga