Vllaznia do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës miqësor. Duke parë bojkotin e Superligës të gjitha skuadrat kanë programuar teste miqësor për të parë gjendjen e lojtarëve, por edhe për t'I mbajtur në ritëm.
Shkodranët pas humbjes ndaj Tiranës presin në "Loro Boriçi" Apoloninën, ndërsa orari zyrtar I ndeshjeës ka pësuar ndryshim. Në faqen zyrtare Vllaznia bën me dije se ky takim do të luhet 60 minuta më herë në orën 16:00 dhe jo në 17:00 siç ishte parashikuar më parë.

Poll