
Lojtari i Bylis, Eridon Qardaku rezultoi i prekur me Covid-19 edhe pse asimptomatik. Shkodrani po kryen karantinën në vendlindje, ndërsa Bylis iu nënshtrua testeve për të siguruar lojtarët dhe stafin. Sot paradite edhe bardheblutë e Tiranës, ekip që zhvilloi ndeshjen e Superligës në mesjavë ndaj ballshiotëve, do t'i nënshtrohet testeve.
Pak ditë përpara, Bylis zhvilloi një miqësore me Apoloninë, ndërsa me gjasë edhe fierakët do t'i nënshtrohen testeve. Edhe pse ende nuk ka një reagim zyrtar, lojtarët e aktivizuar në miqësore dhe stafi i pranishëm do të krejnë tamponët, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ekipi të vetëizolohet deri në daljen e rezultateve. Ministria e Shëndetësisë kërkoi izolimin e lojtarëve që kanë pasur kontakte me të prekurin, ndërsa Superliga dhe Kategoria e Parë mund të ndryshojnë kalendar, gjë që sipas FSHF-së është absurde.