Kastrioti dhe Dinamo luajnë sot në 18:00 miqësoren e radhës. Në “Redi Maloku” të Fushë-krujës, dy skuadrat do tregojnë forcat në prag të nisjes së sezonit të ri në futbollin shqiptar.
Krutanët luajnë në Superligë edicionin e ri, ndërsa Dinamo në Kategorinë e Parë, duke mos mbijetuar dot në elitë. Përpara nisjes për në Pogradec, trajneri Nevil Dede do shohë gjendjen e të tijve.
Edhe trajnerit Çela do i shërbejë ky test për të parë afrimet e reja dhe gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion.
NDESHJE MIQËSORE
KASTRIOTI - DINAMO
SOT, ORA 18:00
REDI MALOKU, FUSHË-KRUJË

Poll