Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Miqësore/ Një debutim dhe triumf me rezultat të thellë, Tirana shkëlqen në Pogradec

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësore/ Një debutim dhe triumf me rezultat të thellë,

Tirana ia ka dalë të triumfojë 0-4 ndaj Pogradecit, në takimin miqësor të luajtur në "Gjorgji Kyçyku". Në këtë sfidë debutoi edhe Totre për bardheblutë, me teknikun Shehu që preferoi t'i jepte minuta për të parë kështu edhe gjendjen fizike të tij.

Goli i parë erdhi pas 56 minutash lojë, falë Hoxhallarit. 10 minuta më pas, Gjumsi dyfishon shifrat. Kryeqytetasit me "frenat" e lojës në dorë, "tundin rrjetën" për të 3-tën herë me Beshiraj (70').  Ka kohë edhe për Zhivanaj, që lë vulën e tij në të 87-tën.

Skuadra e Orges Shehit ndodhet prej ditësh në Pogradec, vend ku po zhvillon edhe përgatitjet për sezonit e ri futbollistik të Kategorisë Superiore që nis me 11 shtator.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga