
Korabi 5-2 Terbuni
Dita e sotme ka qenë një ditë miqësore për klubet shqiptare. Në fushë nuk kanë zbritur vetëm ekipet e Kategorisë Superiore, por edhe ato të Kategorisë së Parë. Korabi ka “shkatërruar” me rezultatin e thellë 5-2 Tërbunin në sfidën miqësore që u zvhilluar në “Pezë Helemes”.
Sfida u kontrolluar totalisht nga ekipi dibran që shënoi dy gola në pjesën e parë me Prendin dhe Skuken. Në të dytën ekipi i Dalipit shënoi edhe 3 herë të tjera me Xhebrahimin që bëri dopietë dhe Topallanin në minutën e 76-të.
Tërbuni reagoi duke shënuar dy gola pas shpërqendrimit të portierit Medhidri. Pas përfundimit të ndeshjes të dyja grupet zhvilluan edhe nëj seancë aerobike duke realizuar programin e e trajnerit Klevis Dalipi.
Formacioni: Birja, Çaço, Papleka, Dida, Muça, Mziu, Reçi, Prendi, Kovaçi, Murrja, Skuka
U aktivizuan: Mehidri, Disha, Koçi, Vezi, Shehu, Topalli, Xhebrahimi, Farruku, Marku, Gjongecaj