
Pas fitores 2-0 kundër Korabit, trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç u shpreh:
"Kemi patur shumë presion, por mendoj se çdo rezultat përveç fitores do ishte i veshtirë. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por nuk shënuam dot edhe për shkak të presionit që kishim për rezulatin.
Në 20 minutat e para të pjesës së dytë rritëm më shumë nivelin e lojës. Ishim super dhe shënuam dy gola.
Për sa i përket renditjes, na gëzon fakti që jemi në vend të 4-t, por në fillim duhet të mbarojmë punët tona dhe të përmbushim objektivat tonë. Kemi avantazhe, por s'jemi akoma të sigurt", tha trajneri Mladen Milinkoviç për Supersport.
Poll