
Trajneri i Luftëtairt, Mladen Milinkoviç, pas fitores 2-1 ndaj Tiranës shprehet se është mjaft i lumtur. Për mikrofonin e Supersport ai tha: "Kishim momentet tona dhe lojtarët luftuan shumë për tre pikët. Kjo ndeshje ishte e rëndësishme dhe vetëm një hap na duhej për të qëndruar në Superligë. Tani pas ndeshjes jam më i qetë dhe nuk do e diskutojmë mbijetesën. Tirana është skuadër shumë e mirë dhe me mjaft teknikë, kujtoj që pjesën e parë na kanë vënë mjaftueshëm në vështirësi, por pas golit të parë ne ishim më të mirë. Më shqetëson kartoni i kuq që mori Zguro, sepse do të na mungojë ndeshjen tjetër. Ishte një faull që mund të evitohej, sepse ndëshkimi me kartonin e dytë të verdhë erdhi pas një faulli shumë larg zonës sonë", përfundoi Milinkoviç.