
Pas fitores ditën e djeshme ndaj Teutës, Luftëtari po përgatitet për takimin e radhës ndaj Tiranës, që do të luhet në datën 18 dhjetor në orën 17:00, në kuadër të javës së 17-të të Superligës.
Për trajnerin Milinkoviç gjendja bëhet më e qetë, pasi për sfidën e radhës i rikthehen dy lojtarë, që me shumë mundësi do të aktivizohen ndaj Tiranës.
Për shkak të kartonave nuk mundën të luajnë ndaj Teutës Rapa dhe Liçaj, por ata do të jenë në dispozicion të trajnerit duke filluar nga ndeshjae radhës
Aktivizimi i dy lojtarëve, bën më të lehtë punën e trajnerit Milinkoviç për të përzgjedhur 11-shen që do të hedhë në fushën e blertë ndaj bardhebluve.
Kujtojmë që Luftëtari aktualisht pozicionohet në vendin e pestë në tabelën e renditjes me 21 pikë.