
Milan po mendon për një rikthim të bujshëm sezonin e ardhshëm. Pasi arritën të firmosin me Zlatan Ibrahimovic në merkaton e janarit, kuqezinjtë kërkojnë edhe një tjetër ish-lojtar.
Bëhet fjalë për Thiago Silvën që është në fund të kontratës së tij me PSG-në dhe nuk ka rinovuar ende kontratën e tij. Mbrojtësi brazilian nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të luajtur për Milanin sërish dhe drejtuesit e klubit po punojnë për rikthimin e tij.
Thiago Silva do të ishte një tjetër goditja e madhe e Milanit pas Ibrahimovic që firmosi këtë sezon. Në merkaton e verës Maldini dhe Boban do të provojnë të bindin brazilianin të firmos për Milanin.
Poll