
Ish-lojtari i Tiranës, Migen Memelli, i ftuar në emisionin "Gol pas Goli" në "Supersport" është shprehur në lidhje me ndeshjet e djeshme të Kupës së Shqipërisë, ku Partizani u mund nga Luftëtari 1-2, ndërsa Teuta dhe Kukësi dolën barazim 2-2.
"Duke parë rrhedhën, mendova se Partizani dhe Kukësi do të fitonin, por pjesët e dyta ishin surprizuese. Skuadrat menduan se do ta fitonin ndeshjen lehetë. Partizani objektivin kryesor ka kampionatin. Partizani bëri mirë, ajo që më shqetëson janë rastet e humbura. Kur ti humbet, skuadra kundërshtare fillon dhe rrit nivelin e lojës dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi", është shprehur Memelli.
Poll