Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Migen Memelli fiton 3 mbrojtës 20 vjeçarë, buzëqeshin në Korçë dhe Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu është në garë për të shpëtuar sezonin në Superligë. Trajneri Migen Memelli ka ditur të motivojë të tijtë, ndërsa në grup ka mjaft lojtarë të rinj. Korçarët këtë sezon kanë fituar disa lojtarë, mes tyre edhe tre qendërmbrojtësit 20 vjeçarë. Melos Bajrami, Laert Sadriu dhe Leonat Vitija janë aktivizuar rregullisht në mbrojtjen me tre që Memelli ka luajtur dy fazat e fundit.

Djemtë e Kosovës U-21 e kanë treguar në fushë se janë përshtatur me Superligën, ndërsa kanë më shumë se 15 ndeshje si titullar. Me emra të rinj në karrierë dhe moshë, Skënderbeu po mban gjallë Superligën, teksa fitoret e fundit kanë futur në ankth edhe Kukësin që gjendet në zonën e poshtme rë renditjes. Me lojtarë të rinj, Skenderbeu i Memellit po di t'i bëjë ballë dhe zbukurojë sezonin në Superligë, teksa veç titullit interesi është kthyer edhe në zonën e mbijetesës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga