Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mësoni kush janë dy futbollistët pa kontratë që i përmendin kudo po nuk po i merr askush në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT

Mund të duket e habitshme por është e vërtetë... Mario Morina dhe Stivi Frashëri janë dy futbollistët e vetëm të lirë në treg (nga emrat e bujshëm të Superligës), të cilët i përmendin kudo por nuk i merr askush. Të dy futbollistët për momentin janë me pushime por mëndjen e mbajnë tek telefoni duke pritur ndonjë ftesë të mundshme nga klubet e Superligës për sezonin e ri. Ish sulmuesi i Kukësit dhe ish portieri i Bylisit mbeten në pritje. Edhe pse të dy janë lojtarë tepër cilësorë, të rinj në moshë dhe me perspektivë për të ardhmen, sërish kaq nuk mjafton për dy ish lojtarët e Tiranës që u larguan nga bardheblutë një vit më parë për të gjetur një ekip. Frashëri është përmendur për një transferim të mundshëm tek Kukësi, Flamurtari dhe së fundmi Partizani, ndërkohë që Morina është përmendur tek Tirana dhe Korabi. Të dy janë ende pa një skuadër edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë deri nga fundi i periudhës së transferimeve.

frasheri  2

Stivi Frashëri gjatë pushimeve me të dashurën

morina

Mario Morina gjatë pushimeve në jaht

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga