Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Merkatoja e janarit ka nisur vrullshëm, ja cilat janë afrimet dhe largimet e skuadrave të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Merkatoja e janarit ka nisur vrullshëm, ja cilat janë afrimet dhe

Ende pa u futur zyrtarisht në merkaton e janarit, skuadrat kanë larguar dhe afruar lojtarë në kontigjentin e tyre. Dinamika e lëvizjes deri më tani është e madhe, ku më shumë ka largime nga skuadrat sesa afrime. "Rekordmen" deri më tani është Kastrioti, i cili ka larguar plot 11 lojtarë nga ekipi.

Këto janë lëvizjet e deri tanishme që kanë bërë skuadrat, duke iu referuar zyrtarizimit që vet klubet kanë bërë:

Partizani nuk ka afruar asnjë deri më tani, por ka larguar dy lojtarë Alma Abo Uakili dhe Renato Gojkoviç. Kukësi është disi më dinamik deri në këto momente, ka blerë Eduart Rrocën dhe ka larguar Haris Harba, Dino Shpehar, Vangjel Zguro.

Teuta deri tani ka afruar Frashërin e Kamzës dhe ka larguar dy lojtarë, Krujën dhe Gjeorgjievskin. Ndersa Laçi vetëm ka larguar deri më tani. Ekipi kurbinas ka hequr  Andi Hadroj, Xhevahir Sukaj dhe Marjan Altiparmakovski. Ajo që bie në sy deri më tani është se Tirana, Skënderbeu dhe Flamurtari nuk kanë lëvizur asnjë lojtar dhe nuk kanë blerë asnjë.

Kastrioti është ekipi që ka bërë spastrimin më të madh në Superligë. Krutanët kanë larguar plot 11 lojatarë, të cilët janë: Aleksandros Rahim, Pablo Gajego, Mba Duval, Preston Tabertetaka, Enou Nkembe, Klajdi Kuka, Xhynejt Çutra, Vilson Lila, Sokol Mziu , David Domgjoni, Çarles Atsina

Ndërkohë Luftëtari ka larguar dy lojtarë, Eduart Rrocën dhe Lejdi Liçajn. Ndersa Kamza ka afruar sulmuesin David Izazola Ramirez dhe ka shitur Erlis Frashërin tek Teuta, siç e përmendëm më sipër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga