Lorenc Trashi kërkohet në Egjipt. Mesfushori i Partizanit është vendosur si objektiv i merkatos nga një klub i kampionatit egjiptian, emri i të cilit mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim.
Mesfushori i të kuqve ka dalluar me paraqitjet e tij në vitet e fundit dhe sidomos në këtë sezon.
Në fakt, kontaktet e para mes lojtarit dhe klubit egjiptian të interesuar për të kanë nisur, ndonëse kanë qenë përmes palëve të treta dhe jo ndonjë bisedë ku janë diskutuar kushte dhe kërkes-oferta konkrete.
Megjithatë, nëse këmbëngulja e klubit nga Egjipti do të shtohet, atëherë Partizani do të humbte një nga lojtarët “kyç” të viteve të fundit.
