Andi Verçani ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon një libër të Ben Blushit të titulluar "Kandidati". Duket si një mesazh i koduar i Drejtorit të Marrëdhënieve me Mediet teksa kanë mbetur edhe dy muaj nga Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore për kreun e ardhshëm të FSHF-së. Përmes ironisë, ai shkruan në diçiturën e fotos: "Meqë jemi në periudhë gjobash".
Kujtojmë që sot Federata Shqiptare e Futbollit reagoi ashpër për një artikull të publikuar në shtypin e shkruar duke e cilësuar si një fletushkë që synon të gjobisë në prag të zgjedhjeve. Edhe pse ende s'janë zyrtarizuar kandidaturat, veç Armand Dukës, Dritan Shakohoxha është emri tjetër që pritet të rivalizojë për të drejtuar institucionin e futbollit në vend.
