
Ndarja e parakohshme e ish-lojtarit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari ka tronditur mbarë opinionin sportiv. 18-vjeçari nuk arriti të mposhtte sëmundjen e rëndë që e mundonte prej vitesh.
Pikërisht për këtë dramë të jetës, ka folur babai i të ndjerit, Florenti. Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ai preku me fjalët e tij: “Ende nuk e besoj që ai ka vdekur”.
“Dorjani ishte një djalë i fortë. Asnjëherë nuk tha, ‘o ba të lutem më shpëto’, jo. Nuk tha kam frikë nga vdekja. I kam bërë një vizitë në Turqi. As mamasë nuk është se i ka lënë ndonjë shenjë. Kërkoi kur ishte në spital ta çoja në shtëpi, ishte lufta e fundit, ishin minutat e fundit.
Ai e kishte kuptuar shumë mirë. Më lutej që ta sillja në shtëpi. Më tha më ka marrë malli për gjyshen, gjyshin, për shokët. Ende nuk e besoj që ai ka vdekur”, deklaroi babai i të ndjerit.