Emanuel Egbo vijon të stërvitet në shtëpi. Trajneri i Tiranës duket se është shembulli për t’u marrë në këtë periudhë izolimi që ka përfshirë gjithë botën për shkak të virusit “Covid 19”.
Trajneri nigerian ka postuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke u stërvitur. Nuk ngurron të japë edhe një mesazh teksa shkruan në diçiturë:
“Një muaj i ri, me më shumë vendosmëri për t’u ushtruar më shumë”, shkruan Egbo, i cili po udhëhiqte bardheblutë me 9 pikë para Kukësit drejt rrugës për titullin kampion.