Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Më mungon Kombëtarja", flet Eros Grezda: Kam kaluar momente të vështira

Shkruar nga NEWSPORT
"Më mungon Kombëtarja", flet Eros Grezda: Kam kaluar momente

Eros Grezda në një lidhje telefonike në emisionin e 'Procesit Sportiv" ka treguar më shumë për situatën e tij tek skuadra e Rangers. Grezda është ndalur dhe tek thirraj në Kombëtare dhe problemet që ka aty.

'Kam kaluar momente shumë të vështira. Edhe me kombëtaren dhe me klubin. Tani po nxjerr ato gjërat negative. Po jap maksimumin me ekipin e dytë që të kaloj më mirë në janar.

Ndihem shumë mirë sepse po punoj shumë fortë. Mirëpo ato minuta që nuk i bëj me ekipin e parë, më kanë penalizuar dhe në Kombëtare. Me Rejën nuk kam patur asnjë kontakt. Pas incidentit nuk kam foluar me asnjë nga Federata Shqiptare.

Nuk them që bëra një gjë të mirë. Nëse do të ktheja kohën mbrapsht do të bëja të njëjtin veprim. Gjërat që kanë ndodh aty i di vetëm unë. Normalisht më mungon Kombëtarja. Dhe mërzitem. Por me punë shpresoj që të vijë përsëri", u shpreh Grezda.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga