
Vllaznia ka mbërritur ditën e sotme në Serbi, në Zllatibor, aty ku do të kryejë fazën përgatitore për ndeshjen e Conference League. Shkodranë do të përballen me Shiroki Brijeg në turin e parë e tashmë kanë nisur përgatitjet për këtë takim. Sot skuadra ka mbërritur në Zllatibor dhe në mesditë, lojtarët dhe stafi kanë kryer stërvitjen e parë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi shkodran në një postimi në rrjetet sociale, ndërsa bëjnë me dije se te lojtarët dhe stafi vërehet entuziasëm dhe seriozitet për t'u përgatitur sa më mirë për ndeshjet ndaj Shiroki Brijeg dhe sfida e parë do të luhet më datë 8 korrik në transfertë.
Postimi i Vllaznisë:
Ekipi ynë ka mbërritur mesditën e sotme në kampingun e Zllatiborit teksa është akomoduar në "Adonis Resort" ku do të qëndrojë për një periudhë disaditore në përgatitjet për ndeshjet europiane. Ndërkohë pasdite kuqeblutë kanë zhvilluar të parën seancë stërvitore në këtë kamping teksa në radhët e tyre vërehet entuziasëm dhe seriozitet për t'u përgatitur sa më mirë për ndeshjet ndaj Shiroki Brijeg.