Tirana arriti të fitonte ditën e sotme me rezultatin 2-0 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës ndaj Bylisit. Ndeshja e parë mes dy ekipeve u mbyll me fitoren e ballshiotëve 2-1, por që solli shumë polemika për mënyrë sesi shkoi sfida. Bardheblutë shënuan sot dy gola që në pjesën e parë dhe mbyllën llogaritë duke prekur finale e Kupës që do ta luajnë ndaj Teutës.
Në një postim në rrjetet sociale, mbrojtësi Tefik Osmani ka postuar një foto të filmit të famshëm të “La Cas del Papel” dhe bën thirrje që njerëzit të mos merren me fjalë. Mbrojtësi bardheblu I referohet polemikave të shumta që kishte pas ndeshjes së parë në Kupë.
“Vetëm me llafe mos u merrni”, shkruan Osmani në postimin e tij.