Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Më e mira për 2019-tën, një femër gjykon sot në Kupën e Shqipërisë (RIKTHEHEN ARBITRAT E FIFA-s)

Shkruar nga NEWSPORT
Më e mira për 2019-tën, një femër gjykon sot në

Në orën 13:30 do të startojnë ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Sfida tepër interesante pritet të shohim në fushën e blertë, teksa disa prej ekipeve kryesore të Superiores e kanë lënë të hapur kualifikimin për më tej. Partizani-Besëlidhja apo Laçi-Bylis pritet të jenë nga ndeshjet më të nxehta, ndërsa nuk lihet pas sfida në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, apo Kukësi-Lushnja në Pezë. Klubi i Tiranës parashikon një ndeshje më të lehtë ditën e sotme, nisur nga rezultati i ndeshjes së parë 3-1 në favor të bardhebluve.

Teksa na ndajnë më pak se 1 orë nga startimi i sfidave, Neësport.al ka mësuar për arbitrat që do të ndajnë drejtësi në ndeshjet e sotme. Bie  në sy rikthimi i arbitrave të FIFA-së, si Jorgji e Xhaja, ndërsa i është besuar sërish një femre për të gjykuar në futbollin e meshkujve. Mirela Cemeri do të ndajë drejtësinë në sfidën Kukësi-Lushnja, raporton Newsport.al.

Gjyqtarja Cemeri pjesë e Kolegjiumit të Durrësit, është shpallur arbitërja më e mirë për vitin 2019 nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Shoqata e Arbitrave

Ndeshjet dhe arbitrat kryesor:

Partizani - Besëlidhja/ Kridens Meta

Tirana - Kastrioti/ Klajdi Kola

Laci - Bylis/ Eldorian Hamiti

Flamurtari - Vllaznia/ Enea Jorgji

Luftëtari - Apolonia/ Juxhin Xhaja

Kukësi - Lushnja/ Mirela Cemeri

Teuta - Erzeni/ Hermal Llapra

Skënderbeu - Besa/ Erald Demiraj

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga