
Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Tiranës dhe Besës së Kavajës. Kjo sfidë e vlefshme si miqësore po luhet në kompleksin stërvitor "Skënder Halili".
Ishte planifikuar të startontë në orën 13:30, por më pas është shtyrë për në orën 14:00. Duhet thënë që dy skuadrat kanë qenë mjaft kërkuese, por 45 minutat e para s'kanë njohur fitues.
Si trajneri Ard Mema, ashtu edhe Gugash Magani kërkon impenjim maksimal nga lojtarët e tyre, qofshin sfida zyrtare apo miqësore. Tashmë skuadrat do të bëjnë një pushim të shkurtër për t'u kthyer në fushë për pjesën e dytë.
Tirana - Besa 0-0
Poll