
Është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Vllaznisë dhe Flamurtarit me rezultatin 0-1 në favor të vlonjatëve. Në minutën e 16-të, Flamurtari ka kaluar në avantazh me Tomislav Bushiç, i cili përballë portës së Selimajt tregoi klasin e një lojtari të madh. Ekipi i drejtuar nga Mezani ishte disa herë pranë golit të dytë, por lojtarët nuk u treguar të saktë përballë portës shkodrane.
Në fund të këtij fraksioni loje, Shtubina ishte pranë golit të barazimit për Vllazninë, mirëpo ai bën më të vështirën duke e çuar topin në duart e portierit Frashëri. Në këtë mënyrë mbyllet kjo pjesë e parë loje, me skuadrat që i drejtohen dhomave të zhveshjes për t'u rikthyer pas 15 minutave.
Poll